Home Sporti Situatë e ten...

Situatë e tensionuar te Lazio, 500 tifozë protesta ndaj Lotitos dhe Tares

117
0

Situatë aspak e zakonshme te Lazio. Me dhjetra tifozë, anëtarë të tifo-grupit Ultras Lazio, kanë qenë sot para qendrës stërvitore. Duke shfaqur pankarta dhe kritikuar drejtuesit, presidentin Lotito dhe drejtorin sportiv, Igli Tare për merkaton e dobët të kryer.

Merkato e janarit dhe përplasja me teknikun Maurizio Sarri e ka vënë në një pozitë shumë të vështirë Drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare, që ka humbur vlerësimin e tifozëve bardhekaltër.

Parullat e koret e kënduara  nga më shumë se 500 tifozë të Lazios të mbledhur para qendrës stërvitore kanë patur në shënjestër presidentin dhe Igli Taren.

“Një tjetër merkato mediokre, Lotito nuk je i denjë për këtë klub”, ka qenë banderola që është shfaqur në kangjellat e Formellos.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit