Home Aktualitet Situatë &#822...

Situatë ”lufte” në veri/ Serbët kundër policisë me granata dore, bombola gazi e armë zjarri

117
0

Tensionet në veri të Kosovës janë rikthyer, këtë herë edhe më të frikshme, pasi serbët po qëndrojnë kundër policisë me granata dore, bombola gazi dhe po përdoren armë zjarri.

”Grupe kriminale në mënyrë të organizuar duke përdorur armë zjarri e mjete të rrezikshme sot në veri të Kosovës kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës e Doganës, e madje edhe gazetarët me qëllim që t’i pengojnë në kryerjen e detyrës së tyre. Sulmet janë përcjellë me gjuajtje të drejtpërdrejta me armë, hedhje të bombolave të gazit e të granatave”.

Kështu u shpreh drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në një deklaratë për mediat. “Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr veprime policore me mjete të ndryshme dhe të nevojshme ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve policor por edhe qytetarëve që nuk kanë pasur të bëjnë me rastin”.

Po ashtu Mehmeti tha sot se Policia e Kosovës ka realizuar sot aksionin në disa lokacione të ndryshme në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit