Home Bota Sizmologu: Në...

Sizmologu: Nëse ishujt britanikë do goditeshin nga tërmetet e Turqisë, Anglia do të ndahej në dysh

396
0

Birminghami, Manchesteri, Sheffieldi dhe Bristoli do të shkatërroheshin nëse ishujt britanikë do të goditeshin nga tërmetet që goditën Turqinë. Kështu u shpreh Stephen Hicks, sizmolog në University College London (UCL),

Për t’iu dhënë një ide të shkallës së plotë të tërmetit në Turqi, nëse do të mbivendosnim USGS ShakeMap në ishujt britanikë, shkarja do të pëlciste nga grykëderdhja e Severn në grykëderdhjen Humber. Pjesa më e madhe e Anglisë do të përjetonte tërmete të paktën 7 ballë”, shkroi ai në twitter.

Ai tha se ndërtesat në ishujt britanikë nuk do të ishin në gjendje të përballonin një lëkundje kaq të fortë dhe se “Anglia në thelb do të ndahej në dysh për shkak të këputjes së zinxhirit”.

“Sigurisht që ky është shpjegim akademik, sepse Britania e Madhe nuk ka shkarje kaq të forta për të shkaktuar tërmete kaq të mëdha”, tha Hicks, i cili shpërndau fondin humanitar të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për ata që duan të dhurojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit