Home Aktualitet Sjellja e Met...

Sjellja e Metës ndaj SPAK dhe Dumanit, analisti Vangjeli: Po kërkon të gjejë alibi për atë që mund të ndodhë

121
0

Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar veprimet e Ilir Metës dhe kërcënimet e fyerjet e shumta që ka drejtuar së fundmi ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Duke marrë në shqyrtim rrugëtimin e Metës që nga krijimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjeli tha se Meta ka zgjedhur këtë herë mjetet më të gabuara të mundshme në betejën e tij.

“Në politike Meta ndoshta nesër do mbahet mend si mjeshtri i madh i fitores së shumë betejave në vogla, por askush si ai nuk është në gjendje të humbasë luftën finale. Në vijimësi e ka bërë këtë. Ka zgjedhur në këtë betejë mjetet dhe mënyrat më të gabuara të mundshme.

Çifti Meta dhe Kryemadhi nuk janë causheskt e Tiranës. Për faktin që në 30 vite ose që nga 2004 e këtej gabimi më spektakolar i Metës, krijimi I LSI, pushteti që ata kanë fituar në 2009-ën dhe në 2013-ën duke u dhënë pushtetin, ata nuk fituan dashurinë e palëve nuk fituan dashurinë e tyre por urrejtjen e tyre”,-tha Vangjeli në ”Top Story”.

Nga ana tjetër, ai tha se sulmet dhe akuzat që Meta ka bërë ndaj Prokurorisë së Posaçme, kërkon që t’i përdorë si alibi të nesërmen. Analisti u shpreh se me deklarata të tilla, Meta ka vrarë parimin e prezumimit të pafajësisë mbi atë çfarë po hetohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit