Home Aktualitet S’ka ta...

S’ka takim Kurti-Vuçiç, Borrell: Pala kosovare nuk ishte gati, vendosi tre kushte

97
0

Mungesa e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç u konfirmua edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Borrell. Sipas tij Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë. Borrell tha se në bisedimet dypalëshe Kosova paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë. Por sipas tij, Serbia nuk ishte e gatshme të pranonte kushtet e vendosura nga Prishtina.

“Nuk pati një takim trepalësh në Bruksel. Kosova nuk ishte e gatshme të për një takim të tillë me Serbinë. Albin Kurti ka paraqitur tre kushte për Serbinë. E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, më 13 dhjetor 2023.

Dorëzimi i Millan Radoiçiçit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës. Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti, përderisa presidenti Vuçiç la të kuptohet se është i gatshëm të eksplorojë mundësi sa i përket letrës së ish-kryeministres dhe formalizimit të Marrëveshjes [në rrugën drejt normalizimit të raporteve], në linjë me praktikat e shkuara të dialogut, në mënyrë që të zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit