Home Aktualitet ”S&#821...

”S’ka të ardhme të Europës pa ne”, Rama apel presidentit bullgar: Bëhuni ballkanas, mos na bllokoni

23
0

Në Slloveni po mbahet ”Forumi Strategjik i Bled” për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ka të ardhme të Europës pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Rama kërkoi të hiqet dorë nga shprehje se negociatat u bllokuan nga faktorë të tretë.

“Ne jemi këtu për të luftuar. Ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë. Ne jemi europianë çfarëdo të mendojnë njerëzit e BE. Ne jemi europianë dhe sinqerisht i jam mirënjohës kryeministrit se në këtë diskutim për të ardhmen e Europës, ne u ftuam. Natyrisht është një takim anësor. Është shumë dramatike dhe qesharake të shohësh BE të angazhohet në diskutime për të ardhmen e Europës dhe ne nuk ftohemi”.

Po ashtu Rama i’u drejtua Bullgarisë që të hap rrugën, duke hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Në krah të Ramës ishte Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kur ai e bëri këtë kërkesë. Me nota humori, Rama kërkoi që Bullgaria të mos tregohet tipike europiane, por më shumë ballkanase.

“Mos jini kaq tipikë europianë, bëhuni ballkanas, hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta. Mos bllokoni”.

Pjesë nga fjala e Ramës

Ne jemi këtu për të luftuar, ne nuk po kërkojmë licencë, për të qenë në BE ne jemi europiane. Sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit, sepse më në fund ne u ftuam për një diskutim për të ardhmen e BE-së.

E ardhmja e Europës dhe në nuk ftohem është për të qeshur dhe për të qarë. Nëse është e ardhmja e Europës ne jemi Europë. Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor. Nëse BE-ja do të vijojë kështu nuk do jetë mirë për ne por do të jetë keq për BE-në. Nëse do të çoheshin etërit themelues e të shihnin të ardhmen e BE-së do të mendonin të ishin më mirë të vdekur se të gjallë, po kthehen përmbys në varr. Çfarë të ardhme të Europës, më falni që po tregohem kaq Bllkanik.

Mos përmendi faktorë e aktorë të tretë sepse është qesharake. Nga njëra anë na thuhet se na duan, ne një ditë do martohemi me ju, por deri atëherë nuk mund të flasim bashkë, as nuk mund t’u flisni të tjerëve. Ne nuk po flasim të bëhemi anëtare, sepse kur të bëhemi anëtare Makroni që është më i riu do të jetë më i vjetri. Ju lutem ju Bullgarët hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapni rrugën, bëhuni më shumë ballkanik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit