Home Aktualitet Skandal/ 30 m...

Skandal/ 30 minuta pas nisjes, del në rrjete sociale teza e provimit të Gjuhës Shqipe

208
0

Edhe këtë vit teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ka dalë në rrjete sociale ende pa mbaruar provimi. Testimi për 34 mijë maturantë nisi në orën 10:00 dhe pas 30 minutash teza ka dalë në rrjete sociale. Provimi mbyllen në orën 12:30.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Ministria e Arsimit për këtë situatë, pasi rregullat kanë qenë strikte, dhe teza ka dalë në rrjet, në një kohë që telefonat celularë nuk lejohen në ambientet ku zhvillohet teza. Ndriçim Mehmeti, përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Arsimin, denoncoi në facebook daljen e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë rreth 30 minuta para provimit të Maturës.

“Nuk heqim dorë nga tradita e mirë e daljes, shpërndarjes dhe zgjidhjes së testit në kohën e duhur. Që në orën 10:00, testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ka marrë rrugët nga shkollat, në tryezat e kafeneve për zgjidhje dhe dorëzim përgjigjesh në kohën e duhur. E kam të qartë që fajin e ka opozita, se ka brenda ata të FRPD dhe mësues të djathtë që duan t’i nxijnë faqen arsimit “Rilindas”. Ky është një miradminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kërkoni fajin askund veç paaftësisë suaj. Suksese në jetë, zysh Kushi”, shkruan Ndriçim Mehmeti në rrjetin social.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit