Home Sporti Skandal në Ko...

Skandal në Korçë, goditet me grusht presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj

33
0

Në stadiumin ”Skënderbeu” në Korçë ka ndodhur një ngjarje e turpshme në tribunën VIP ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave. Një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.

Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit, shkruan Panorama Sport.

Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit