Home Kronike Skandali me i...

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së, Këlliçi dhe Bylykbashi e denoncojnë në Kongresin Amerikan

204
0

Dosja ”McGonigal”, e SHBA-së është përmendur edhe në Kongresin Amerikan. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi, i shoqëruar edhe nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, po vijojnë takimet në Kongresin Amerikan. Gjatë një takimi që zhvilluan me Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi kanë denoncuar dhe skandalin e korruptimit të agjentit të FBI-së Charles McGonigal nga Edi Rama.

Postimi i plotë

Bashkë me Oerdin u takuam me Kongresmenin Republikan Michael Guest nga Mississippi. Diskutuam gjerësisht rreth çështjeve aktuale si Sundimi i Ligjit dhe Zgjedhjet Lokale të 2023.

E informuam Kongresmenin rreth krizës në vend dhe kapjes së sistemit politik dhe atë të drejtësisë nga partia në pushtet. Gjithashtu patëm mundësi të flisnim edhe për skandalin e korruptimit të agjentit të FBI McGonigal nga Edi Rama.

Takimi u mbyll me mbresat më të mira dhe me besimin se Shqipëria do të dalë shumë shpejt nga ky udhëkryq

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit