Home Aktualitet Skandali me r...

Skandali me rrogat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit/Pagat shumë të larta, drejtori Dritan Agolli 7 mijë dollarë në muaj, shoferët nga 1500 dollarë!

707
0

Nuk ndalojnë skandalet në shtet. Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka edhe kontribute nga buxheti i shtetit, ka pagat më të larta se çdo institucion shtetrore apo financiar në Republikën e Shqipërisë.

Publikimi i rrogave në rrjetet sociale nxori edhe një gjë tjetër, përveçse pagave shumë të larta të analistëve të medias në Shqipëri. Po dalin rroga stratosferike edhe në shtet.

Në data bazën e pagave të prillit zbulohet se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

Shoferi më i paguar ai qe merr pagën mujore 1900 dollarë (196 636 lekë) konkurron me zëvendës kryeministrin për pagën.

Vetë drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli është supër kryeministër. Ai merr një pagë prej afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj, gati 3 herë më shumë se shefi i tij i drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama që paguhet rreth 2200 dollarë (228 730 lekë) dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta që përfiton afro 2500 dollarë në muaj (257 000 lekë).

Ndërkohë një punëtor pastrimi në Fondin Shqiptar të Zhvillimin përfiton bruto 1200 dollarë muaj. Krahasimi me pagat e larta të administratash shtetërore është njëra anë e medaljes, pasi po t’i krahasosh me mësuesit (85 350 lekë) shoferet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit paguhen sa dy të tillë, apo sa tre policë rendi (50 000 lekë) shkruan BW.

Kurse pjesa tjetër e administratës të FSHZH, juristë dhe specialistë të ndryshëm fut nëpër xhepa me mijëra dollarë çdo muaj si pagë fikse (170 100-601 800 lekë).

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion buxhetor, me vende pune që sulmohen nga të afërm zyrtarësh, por kjo ka pak rendësi pasi çdo kush ka të drejtë të synojë një pagë dinjitoze. Ajo që bën të padrejte është krahasimi me ushtrinë prej dhjetra mijëra nëpunësit te administratës shtetërore, mësuesish, policesh, mjekesh e kështu me radhë, qe merr çdo muaj një pagese mbijetese.

Po të kontrollosh emrat që punojnë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit zbulon se pothuaj të gjithë janë njerëz të afërt të mazhorancës.

Qeveria, deputetët e PS-së dhe zyrtarë të lartë kanë në këtë institucion nipër, bashkëshortet, mbesat, kushërinjë,etj. Edhe nga radhët e drejtësisë kanë njerëzit e familjes të punësuar në FSHZH

Nuk po flasim për shumat dhjetra e qindra milionë euro në tenderime që kryen ky institucion që merr shumë fonde edhe nga buxheti i shtetit shqiptar.

Pse nuk heton dhe penalizon SPAK apo prokuroria e Tiranës, sepse duket fare hapur se janë paga jashtë çdo logjike ekonomike shqiptare?

Hetimi duhet të nxjerrë se kush e ka lejuar këtë institucion të qeverisë për të paguar vetveten kaq shumë, ndërkohë që mësuesit dhe policët genjëhen me paga diku mes 450 deri në 550 dollarë në muaj, kurse të FSHZH një shofer merr 1500 dollarë në muaj.

Ky është skandal dhe diskreminim ndaj çdo qytetari, por për dreq nuk kemi opozitë, sepse PD-ja është e shitur te qeveria.

Nuk ka më krim kur edhe opozita blihet e paguhet që të mos rrëzojë apo ndryshojë qeverisjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit