Home Aktualitet Skandalin e p...

Skandalin e pagave qeveria e kthen në ligj

161
0

Nga: Redjon Shtylla

Nëse disa kohë më parë pagat e shqiptarëve që qarkulluan në WhatsApp ishin një skandal që tronditën sigurinë dhe nxitën ”sherre” mes kolegëve në institucione publike dhe private, tani janë një element kryesor në suksesin e aksionit kundër informalitetit.

Nga 97000 individë të punësuar në sektorët me risk nën deklarimin e pagave, ku mbi 51 mijë patën një rritje të pagës me mesatarisht 10 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama kërkon publikimin e listëpagesave çdo vit.

Në takimin me përfaqësues të biznesit ministrja e Financave, lajmëron për hartimin e një projektligji për profesionet e lira si dhe rritje të sanksioneve për ata që fshehen pagat.

“Ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili do të targetojë profesionet e lira, të cilat sot individët çelin biznese, ia shesin bizneseve të tjera si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Me ligjin e ri nuk do të jetë e mundur sepse të gjithë profesionet e lira do të duhet të paguajnë tatimin mbi bazën e këtij ligji. Ne kemi marrë masa për përshkallëzimin e gjobave. Do të bëjmë ndryshimin në ligjin për procedurat tatimore, tashmë do të ketë gjobë 200% në totalin e shkeljeve për evazionin fiskal”, tha Ibrahimaj.

Aksioni kundër informalitetit do të vazhdojë, duke dyfishuar gjobat për mosdeklarimet e pagave reale dhe evazionin. Pas pagave reale, Taks-Forca do të përqëndrohet tek kontratat e punës dhe pagesa e orëve shtesë dhe ditëve të pushimit. Qeveria njoftoi ngritjen e një programi nxitës për punësimin e individëve nga familjet me ndihmë ekonomike.

Nëse do të ndodhte në ndonjë vend europian ku demokracia dhe ligjet janë të forta, reagimet dhe situata do të ishte krejt ndryshe nga vendi jonë. Tani duket sikur do të jetë një ”traditë”, që pas skandaleve qeveria mund ti kthejë në favorin e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit