Home Aktualitet Skema e pastr...

Skema e pastrimit të 18 mln eurove. Zbulohet kush është 90-vjeçari italian që drejtonte grupin kriminal, kishte lidhje me “Costra Nostra”

45
0

Operacioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane si rezultat i të cilit u zbulua skema financiare e një grupi kriminal me vlerë rreth 18 milionë euro çoi në pranga dy shqiptare dhe shpalli në kërkim një biznesmen. Të arrestuarit janë Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Në lidhje me këtë operacion kanë dhënë detaje më të hollësishme edhe mediat italiane, të cilat raportojnë se skema financiare drejtohej nga biznesmeni 90-vjeçar nga Palermo, Francesco Zummo, i cili u la në ‘arrest shtëpie’.

Por emri i tij nuk është i panjohur për drejtësinë italiane, pasi edhe në të kaluarën ishte dyshuar për implikime në skemën e pastrimit të parave si dhe njihej si mik i afërt i ish-kryebashkiakut Vito Ciancimino.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, i cili është vëllai i një magjistrati në Palermo. Ai dyshohet se ka vendosur 19 mln euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi.

“Hetimi përfshin gjithashtu një grup shqiptarësh që dyshohet se ndihmuan Zummo dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare”, shkruajnë mediat fqinje.

Po kush është Francesco Zummo?

Emri i tij bëhet i njohur në mediat italiane në vitin 2001, ku pas një operacioni u sekuestrua pasuri me vlerë rreth 150 mln euro. Dyshohet se personat e implikuar asokohe, mes së cilëve dhe Zummo, pastronin para për mafien e njohur ‘Costra Nostra’.

Gjithashtu edhe Shqipëria u përmend në atë hetim, pasi dyshohej se rreth 19 mln euro ishte vendosur në një bankë në Tiranë.

Zummo është hetuar edhe nga gjyqtari Falcone dhe njihej si një person i afërt i ish-kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino dhe mendohej se ai merrej me pastrimin e parave të tij kriminale, duke depozituar para në shumë banka botërore, si Zvicër, Shqipëri dhe Kanada.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit