Home Sporti Tirana mund E...

Tirana mund Erzenin, Skënderbeu rigjen fitoren ndaj Kukësit

52
0

Tirana regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur Erzenin me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.

Ndeshja u zhbllokua nga Kristal Abazaj në minutën e 20-të me penallti. Në minutën e 54-t, shijakasit shpërdoruan një penallti me Kahrimanovic, ndërsa 6 minuta më vonë, Jonuzi me një supergol, vulosu shifrat në 2-0.

Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti më rezultatin 0-2 Kukësin në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.

Dopieta e shënuar nga Ermir Rashica, i dha 3 pikë të rëndësishme korçarëve, në luftën për vendin e katërt. Sulmuesi realizoi fillimisht në minutën e 33-të me penallti dhe më pas në minutën e 68-të, pas një asisti të marrë nga Gerco.

Me këtë humbje, Kukësi është pranë rënies në Kategorinë e Parë, pasi mban vendin e fundit me 26 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 44 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit