Home Aktualitet Sondazhi nga ...

Sondazhi nga Kukësi shqetëson ”ministren” britanike

162
0

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman e cila nuk ka një mendim të mirë për shqiptarët, ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike.

Qëndrimi vjen pas një sondazi që ka ajo në zyrë, dhe që bazohet në 1800 familje nga Kukësi. Gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe, pavarësisht rreziqeve të kalimit të kanalit. Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët.

Avokati shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe, Naim Hasani thotë se numri i qytetarëve shqiptarë të cilët emigrojnë në Britaninë e Madhe është papërfillshëm. Sipas tij, janë 2-3% emigrantë të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Në këtë debat është përfshirë edhe ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Ajo i ka cilësuar si të pamenduara mirë dhe dritshkurtërsa deklarata e disa zyrtarëve britanikë, mes të cilëve edhe Suella Braverman.

“Kur sheh qeverinë që flet në një mënyrë të tillë për shqiptarët të bën të ndjehesh keq. Është dritshkurtësi dhe mendjengushtësi, por shumë njerëz mendojnë në të njëjtën mënyrë. Pavarësisht se t’i përpiqesh shumë që të ndryshosh retorikën, ka ende nga ata që mendojnë se emigrantët po vijnë në vendin tonë dhe po na marrin vendet e punës”, tha mes të tjerash ylli i muzikës pop.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit