Home KRYESORE Sonte luhet h...

Sonte luhet historia për Shqipërinë, fitorja ndaj Polonisë na çon në Europian

61
0

Sonte ora 20.45 në “Air Albania” do zhvillohet ndeshja Shqipëri-Poloni.

Kompanitë e basteve japin 3.2 për fitoren e Shqipërisë dhe 2.4 për fitoren e Polonisë, kurse barazimi është 3. Pra edhe bastet shikojnë një përballje kokë me kokë.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e dytë në grup me 7 pikë, me 1 pikë pas Çekisë që mban vendin e parë në grup dhe një pikë me shumë se Polonia, e cila ka ardhur në Tiranë për sfiden e madhe për Europian.

Mungesa e vetme për Shqipërinë, ashtu si në Çeki, është ajo e Qazim Laçit.

Trajneri brazilian i Shqipërisë ka dilema vetëm për krahun e majtë të sulmit, aty ku kemi një balotazh mes Seferit dhe Uzunit, ndërsa Cikalleshi në qendër dhe Asani në të djathtë nuk do të lëvizin.

Gjithashtu, trajneri mund t’i japë një fanellë titullari mbrojtësit të krahut të djathtë, Ivan Balliu, pasi i duhet më shumë eksperiencë ndaj Polonisë, me Hysajn që pritet të kalojë majta në vend të Mario Mitajt.

Pjesa tjetër e ekipit nuk do të ndryshojë, Berisha në portë, Gjimshiti dhe Ismajli në qendër të mbrojtjes, Ramadani në rolin e shkatërruesit në mesfushë, i ndihmuar nga Asllani dhe Bajrami.

Sonte duhet të fitojmë që të shkojmë për herë të dytë në kampionatin europian. Përballë kemi lojtarin më të mirë nga UEFA, kapitenin polak Robert Lewandowski që luan me Barcelonën.

Ndërkohë policia ka marrë masa ekstreme për të mos patur trazira nga tifozët e të palëve. Disa rrugë afër stadiumit janë bllokuar që në mesditë. Kontrolli për të hyrë në stadium do të kalojë disa kordonë sigurie.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit