Home Aktualitet Soreca lë Shq...

Soreca lë Shqipërinë, transferohet në Bruksel

331
0

Duke filluar nga 1 prilli, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca nuk do të shërbejë më në Tiranë. Soreca ikën nga Tirana për të marrë një pozicion të ri, atë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Kjo lëvizje e Sorecës vjen pas gati 3 vite e 6 muaj shërbim në Shqipëri. Diplomati italian erdhi në Tiranë në shtator të 2018-ës, duke pasur një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

Soreca pasoi në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë diplomaten kroate, Romana Vlahutin. Në dy vitet e fundit, Luigi Soreca u angazhua edhe në procesin e rindërtimit dhe fondet që ka dhënë Bashkimi Europian për këtë qëllim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit