Home Aktualitet Soreca: Të ri...

Soreca: Të rindërtojmë besimin në gjyqësor, reforma prioritet kryesor i BE-së

5
0

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. ”Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar”, ishte ky një mesazh i Sorecës.

“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri”, shkruan Soreca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit