Home Bota Soros shkurto...

Soros shkurton fondet, reagon shoqata e LGBTQ në Hungari

25
0

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros, po largohen pothuajse nga Bashkimi Europian. Ata po shkurtojnë buxhetin e tyre evropian për faktin se Bashkimi Evropian dhe vetë vendet anëtare shpenzojnë shumë para për problemet sociale si të drejtat e njeriut, lirinë dhe diversitetin social.

Bordi i fondacionit të premten e kaluar u ka dërguar një letër organizatave përfituese për vendimin e tyre, njofton zyra hungareze e Radios Evropa e Lirë. Zëdhënësi i Shoqatës Hungareze LGBTQ thotë për gazetarin e Euronews në Hungari se arsyeja zyrtare e këtij ndryshimi nuk është e qartë për të.

“Për mua, argumentimi është pak kontradiktor. Është një gjë që Bashkimi Evropian të ketë deklarata të ndryshme, është një çështje tjetër se si zbatohen ato. Ata i referohen veprimeve të qeverive, mirëpo qeveria hungareze nuk bën shumë për njerëzit LGBTQ, në fakt është kundër tyre. Por për sa i përket vetë demokracisë, jo vetëm në Hungari, por edhe në vendet e tjera anëtare të BE-së, ajo nuk është në gjendjen më të mirë”,-tha Peter Hanzli, zëdhënësi i Shoqatës Hungareze LGBTQ.

Burimet e fondacionit të shoqërisë së hapur që janë ndarë në BE, do të shpenzohen në pjesë të tjera të botës nga viti i ardhshëm. Koha e këtij ndryshimi nuk është ende e qartë dhe nuk ka informacion për të ardhmen e fondeve të fondacionit në ato vende të BE-së, ku qeveria nuk i kushton shumë vëmendje dhe para ndërtimit të një shoqërie të hapur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit