Home Aktualitet Sot kombëtarj...

Sot kombëtarja kuqezi synon 3 pikët ndaj Polonisë në “Air Albania”

36
0

Kombëtarja kuqezi ndodhet në një nga momentet më të rëndësishme, teksa sot në orën 20:45 do të luajë një nga përballjet më deçizive për të prekur për të dytën herë në histori finalet e kampionatit Europian.

Skuadra e Sylvinhos do të presë Poloninë në “Air Albania”, rivalin e vetëm që në gjysmën e parë të kualifikueseve ka mundur të marrë pikët të plota ndaj kuqezinjve, në ndeshjen e luajtur në Varshavë.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë me një pikë më shumë se polakët dhe vijnë të entuziazmuar pas pikës së marrë në Pragë ndaj kryesuesve të grupit, Çekisë.

Një udhëkryq që mund të lehtësojë ndjeshëm llogaritë e kualifikimit për në finalet e europianit, nëse kuqezinjtë do të marrin 3 pikët në këtë sfidë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit