Home KRYESORE Sot Maratona ...

Sot Maratona e Tiranës, ja plani i lëvizjes së automjeteve. 4,000 pjesëmarrës nga vende të huaja

49
0

Këtë të dielë Maratona e Tiranës mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten dhe për të arritur momente të rëndësishme në jetët e tyre. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.

Plani i lëvizjes së automjeteve:

2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2023” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

2.1 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:

– Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek rruga “e Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga “e Dibrës, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “e Kavajës” nga Ura teknologjike deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.

– Në kryqëzimin e rrugës “së Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “së Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.

– Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

– Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “së Durrësit”.

– Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “së Kavajës”.

– Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

– Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

2.2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit — Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2 — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit — Allias” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

– Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht – Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek heshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 4 “Qendër — QTU — Megatek — City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 5 /A “Ish-Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit”.

– Linja Nr. 5 /B “Institut — Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” . – Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit — Qendër — Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium — TEG” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti — Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri — Qendër — Ish-Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit”.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re — Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

– Linja 12/B “5 Maji — Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 14 Unaza pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 15 “Kombinat — Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 Dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

2.3.Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 22 Tetor 2023 nga ora 08.00 -16.00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit