Home Sporti Sot një nga d...

Sot një nga dy goditjet e mëdha të Juventusit mbërrin në Torino

76
0

Juventus më në fund do të bëjë zyrtare goditjen e parë të merkatos. Angel Di Maria mbrëmjen e sotme do të mbërrijë në Torino për të nisur aventurën me bardhezinjtë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ditën e nesërme argjentinasi do të kryej vizitat mjekësore. Gjithashtu nëse gjithçka do të shkojë mirë, ai do të hedhë edhe firmën në kontratë.

Di Maria do të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë lidhur me Juventusin vetëm për një vit. Ai do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon plus bonuset, ndërsa nga e hëna mund të jetë në dispozicion të Max Allegrit për stërvitjen e tij të parë si lojtar i Juventusit.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit