Home Aktualitet SOT protesta ...

SOT protesta e madhe e opozitës, ora 16.00, priten dhjetëra mijëra vetë. Grupi Alibeaj-Basha nuk do marrin pjesë

814
0

Sot në orën 16.00 do të zhvillohet para kryeministrisë protesta e madhe e PD dhe Opozitës. Sipas drejtuesve të Selisë Blu mendohet të jenë mbi 100 mijë veta në Bulevardin kryesor të Tiranës.

Mësohet se nga rrethet e largëta janë nisur me dhjetra autobuzë me protestues. Ndërkohë policia e shtetit në të gjitha rrethet ka nxjerrë formacionet policore duke kontrolluar makinat.

Në Tiranë burime jo zyrtare tregojnë se do të jenë 3200 policë, ndonëse ministria e brendshme ka thënë se do të jenë vetëm 1 mijë të angazhuar me mbarëvajtjen e kësaj proteste. Dhjetra makina ujëhedhëse dhe gazlotuese do të jenë pas kryeministrisë dhe në rrugicat përreth.

Kjo protestë, nisur nga rritja e çmimeve që nuk po ndalojnë si dhe nga varfëria e madhe, pa harruar se mijëra të rinjë po ikin nga Atdheu nga keqqeverisja, pra do të jetë masive dhe ku nuk dihet reagimi në shesh nga të revoltuarit.

Grupi Alibeaj-Basha nuk do të marrin pjesë në protestë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit