Home KRYESORE Sot takimi i ...

Sot takimi i ministrave të BE, asnjë rezervë për Shqipërinë, Maqedonia “peng” nga Bullgaria

6
0

Në Bruksel këtë të martë në kuadër të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE do të mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme me prezencën Fizike të ministrave të Çështjeve Europiane te BE-së.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton për ABC se është hera e parë që të gjithë vendet anëtare nuk kanë më asnjë rezervë në lidhje me ecurinë dhe arritjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj për hapjen e negociatave.

Sipas saj janë dashur 7 vite që Shqipëria të arrinte në stadin që asnjë vend anëtar të mos kishte më asnjë rezervë për këtë vendim.

Ndërkohë në tetor të 2019, Macron dhe nëntë vende të tjera ishin kundër hapjes dhe zgjerimit të BE me vende të tjera, por nga kontaktet që gazetarja ka pasur me këto 10 vende anëtare i kanë konfirmuar se tashmë janë shuar të gjithë dilemat dhe është arritur dakortësia për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Liderët e rajonit pritet që të vendosin për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbledhja Bullgaria duket se po mban peng Maqedoninë e Veriut pasi ende nuk ka sinjal për të hequr veton për integrimin europian, duke penguar kështu edhe Shqipërinë pasi vendimi deri tani mendohet se do të jetë për të dyja vendet.

Ndërkohë gazetarja bën me dije se shumica dërmuese e vendeve anëtare nuk e duan që konferencën e pare ndërkombëtare ta zhvillojnë vetëm me Shqipërinë, pasi ne kemi qenë vetëm në momentin e fundit gati për këtë hap, ndaj është e padrejtë që Maqedonia e Veriut të mbetej pas.

Ndërkohë të gjithë vendet mendojnë se në këtë rrugëtim këto dy vende do të jenë bashkë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit