Home Sporti Southgate: Sh...

Southgate: Shqipëria ka shanse për kualifikim, Reja ka bërë punë të shkëlqyer

166
0

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur para mediave, në prag të ndeshjes ndaj Kombëstares. Në fjalët e tij, tekniku anglez nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë e Rejës.

“Stërvitja ka shkuar mirë, kemi disa mungesa të rëndësishme, por jemi mësuar me to tani. Jam shumë i lumtur me mënyrën sesi lojtarët janë stërvitur dhe janë gati për nesër. Nuk e kemi nënvlerësuam as Hungarinë, ata ishin shumë të mirë në mbrojtje. Jemi të fokusuar shumë për ndeshjen kundër Shqipërisë, duhet ta lëvizim shpejt topin pasi këto lloj ekipesh janë të organizuara mirë.

Ne e njohim Shqipërinë nga ndeshja e parë atje, por e kemi parë edhe nga takimet e tjera që ka zhvilluar në grup. Janë ekip shumë i organizuar, Reja ka zhvilluar një punë fantastike. Kanë ende disa shanse për t’u kualifikuar, nuk fokusohemi kurrë te një lojtari i caktuar, por te loja e tyre në grup. Po mendojmë diçka për të kaluar mbrojtjen e tyre”, ka thënë Southgate.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit