Home Aktualitet Spaho: Dosja ...

Spaho: Dosja e financimeve ruse u përdor për shantazh

33
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho thotë se dosja e financimeve ruse është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të shantazhuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

Spaho kërkon që prokuroria të zbardhë një herë e mirë këtë çështje në mënyrë që të ndajë veprimet individuale të ish-kryetarit nga PD, që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me Rusinë apo paratë ruse.

“Duhet një hetim që të ndajë PD nga veprimet individuale të Bashës. S’kemi pse të mbajmë njolla të tilla kur PD nuk është e përzierë. Rama e mbajti peng Bashën nga 2017 deri vjet dhe vazhdon të mbajë peng një korrent që është afër Bashës në grupin e PD”, tha Spaho për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit