Home Aktualitet Spaho: Rama r...

Spaho: Rama rreh gjoksin, pasi firmosin ministrat. Durrësi do pastrojë paratë e mafias ndërkombtare

52
0

Çështja e portit të Durrësit, ka marrë vëmendjen totale të politikës në vend. Akuza dhe kundërakuza. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, thotë se në projekt ka veç gënjeshtra dhe se vendi do të përfitojë veç 200 milionë euro nga investimi dhe jo 2,1 miliardë siç është deklaruar më herët nga qeveria.

Ai thotë se për këtë çështje duhet të përgjigjen ministret që kanë firmosur, të cilat sipas tij janë vendosur nga kryeministri Rama për të mos mbajtur përgjegjësi. Deputeti akuzon edhe se mafia ndërkombëtare sjell para këtu dhe i pastron.

”Jemi vendi i vetëm në botë që ndërtojmë kulla me qindra mln euro dhe japim leje ndërtimi për persona që thonë paratë i kemi vetë. Mafia ndërkombëtare sjell para këtu dhe i pastron. Në cilin ligj thuhet që investitori strategjik është ai që ndërton apartamente. Porti i jahteve, është lënë për fazën e dytë, nuk dihet nëse do të ndërtohet.

280 vende për jahte, sa gjysma e porteve në Malin e Zi dhe Kroaci, për jahte deri në 70 metra të gjatë, në dy shtet më sipër janë deri 140 metra. Të ardhurat nga këto janë minimale.

Toka që vë në dispozicion shteti jepet falas. I vë në kushte shumë më të favorshme sa ndërtuesit në Tiranë që e blejnë truallin. Shteti shqiptar është dorovitës i madh, Rama zemërgjerë, kur metri atje kushton me qindra mijëra euro”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit