Home Aktualitet SPAK kërkon a...

SPAK kërkon arrestimin, PD dhe PS: Arben Ahmetajt ti hiqet imuniteti i deputetit

51
0

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar pas shumë debateve për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Pra, socialistët janë pro heqjes së imunitetit që Ahmetaj e gëzon aktualisht nga mandati i deputetit.

Është rënë dakord që seanca gjatë së cilës do të vendoset për imunitetin e Ahmetajt, i cili sipas raportimeve nuk ndodhet në Shqipëri, të mbahet të hënën në orën 17.00.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas mbledhjes tha se në dosjen që po heton prokuroria për Arben Ahmetajn ka edhe emra të tjerë të zyrtarëve socialistë.

Avokati i Arben Ahmetajt, Ardina Visha tha se është kundër arrestimit të deputetit pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që e përfshin në vepra penale , siç pretendon organi i akuzës. Në një prononcim për mediat, Visha duke mos preferuar të ndajë vendin ku po qëndron Ahmetaj, thotë se ai është larguar jashtë shtetit për arsye personale.

”Nuk ka asnjë fshehje të pasurisë. Është larguar jashtë vendit se ka probleme personale. Ne nuk kemi informacion se ku ndodhet. Komunikuam me të para 5 minutash, do të përballet me drejtësinë. Unë nuk gjej asnjë dëshmi kundër tij. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërore është vepër penale?”,-tha avokati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit