Home Aktualitet SPAK shpall n...

SPAK shpall në kërkim dy shoqëruesit e Saimir Tahirit

74
0

Pas bujës së operacionit “Shpirti”, dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilëve SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun, për dy ish-shoqëruesit të ministrit Tahiri, të cilët tashmë në sajë të operacionit “Shpirti”, u zbuluan për kultivimin dhe trafikimin e tonelatave drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa vite më parë në Spanjë. Sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit