Home Sporti SPECIALE/ Nji...

SPECIALE/ Njihuni me 10 rregullat që do të vendosë Xavi te Barcelona

232
0

“Rend dhe rregulla” është baza e projektit të trajnerit të ri të Barcelonës, Xavi Hernandez. Ish-mesfushori i ekipit blaugrana bëri të qartë që në prezantim se do të vendosë disa rregulla, të cilat duhet të respektohen nga futbollistët e tij, teksa shkeljet do të dënohen me gjoba.

1 – Xavi do të vendosë një orar të ri për stërvitjet: afati i fundit për ardhjen e lojtarëve do të jetë në orën 9.30, ose një orë e gjysmë para fillimit të seancës. Në këtë mënyrë do të ketë hapësirë ​​për bisedime individuale mes lojtarëve dhe ish-mesfushorit.

2 – Ndryshojnë oraret edhe për stafin, teksa ndihmësit dhe pjesëtarët e tjerë të dhomave të zhveshjes duhet të jenë të pranishëm 2 orë përpara seancës, për të qenë gati për ardhjen e lojtarëve.

3 – Gjatë ditëve, futbollistët e ekipit Blaugrana duhet të drekojnë ekskluzivisht në dhomën e ngrënies së klubit, me një dietë të vendosur sipas parametrave të nutricionistëve të klubit.

4 – Xavi do të vendosë një kod të ashpër sjelljeje , me gjoba edhe për faullet e kryera në stërvitje. Kjo ide është përdorur më parë nga Guardiola.

5 – Parashikohen gjoba për ata që vijnë me vonesë dhe që do të rriten për ata që e ripërsërisin gabimet. Gjoba e parë do të jetë 100 euro, e dyta do të rritet në 200, e kështu me radhë.

6 – Do të ketë edhe kontroll të aktivitetit të jashtëm të skuadrës në prag të ndeshjeve. Lojtarët duhet të kthehen në shtëpi deri në mesnatë (24:00)

7 – Xavi do të zgjedhë lojtarët që do të luajnë në bazë të një sistemi meritokracie. Nuk do të ketë lojtarë me vendin e garantuar në formacion, ai duhet të fitohet me përkushtim dhe me atë që do të shfaqin në stërvitje.

8 – Xavi dhe stafi i tij do të monitorojnë të gjitha aktivitetet e lojtarëve që mund të ndikojnë në performancën e tyre në fushë. Për shembull, do të ndalohen shumë udhëtime private.

9 – Të gjitha aktivitetet potencialisht të rrezikshme të lojtarëve do të ndalohen gjithashtu. Xavi dëshiron të shmangë dëmtimet e reja në çdo mënyrë duke kufizuar lojtarët me dënime për shkeljet.

10 – Së fundmi, të gjithë lojtarët duhet të ruajnë imazhin e mirë të klubit. Duhet të respektojnë rregullat, të përshëndesin dhe të ndërveprojnë me tifozët, të inkurajojnë ekipin dhe të shmangin sjelljet e këqija. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit