Home KRYESORE Spektakël në ...

Spektakël në Premier League/ Liverpooli fiton me 9 gola, City përmbys me tripletën e Haaland C.Palace

411
0

Liverpooli është treguar i pamëshirshëm ditën e sotme duke shpartalluar 9-0 ekipin e Bournemouth. Skuadra e Jurgen Klopp ka reaguar pas humbjes ndaj United me shumë furi, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë me 5 gola.

Luis Diaz, Ellliot, Alexandre-Arnold, Firmino dhe van Dijk ishin autorët e golave. Në pjesën e dytë do të ishte radha e një autogoli nga Mepham, dhe më pas Firmino, Carvalho dhe Luis Diaz shënuan golat e tjerë.

Manchester City mori një fitore spektakolare 4-2 me përmbysje kundër Crystal Palace. Pjesa e u parë u mbyll 2-0 në favor të miqve pas autogolit të Stones dhe golit të Andersen. Në pjesën e dytë, Bernardo Silva rihapi ndeshjen, ndërkohë që Erling Haaland me tripletë përmbysi gjithçka.

Nuk gabon as Chelsea që mori një sukses 2-1 ndaj Leicester, edhe pse luajti për 60 minuta më një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Gallagher. Dy golat e Sterling bën të pavlefshëm rrjetën e Brnes. /R.Lika-Koha Jonë/



LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit