“1 kundër 1 je i vdekur”, Mourinho këshillon Klopp se si mund të ndalë Messin (VIDEO)

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka këshilluar trajnerin e Liverpool-it, Jurgen Klopp, për përballjen e dyfishtë kundër Barcelona-s në gjysmëfinalet e Champions League.

Në një intervistë të dhënë  për “Russia Today”, ai ka thënë:

“Sipas mendimit tim, është e lehtë ta kuptosh lojën e Messi-t, por nuk është e lehtë ta ndalësh, sepse ai kalon nga krahët në qendër dhe mund të bëjë çfarë të dojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të mbulohet një kundër një, sepse e kalon gjithmonë kundërshtarin. Për ta ndalur duhet krijuar një kafaz. Topi i Artë? Pas eliminimit të Juventus-it dhe Ronaldo-s, e ka rrugën të hapur”, deklaroi strategu portugez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?