1 pikë në dy ndeshje, Allegri gati të ndryshojë vendosjen taktike te Juvja
Nisja aspak e mirë e sezonit, me vetëm një pikë në dy ndeshjet e para ka bërë që Max Allegri të mendojë një tjetër zgjidhje taktike. Pas barazimit ndaj Udinese dhe humbjes ndaj Empolit, bardheznjtë duken një kantierë e vërtetë si skuadër.
Nga 4-3-3, strategu italian pritet që të kalojë në vendosjen me tre, teksa do i besojë Bonuccit, Chiellinit dhe de Ligt, që mund të ofrojnë më shumë garanci dhe të ndihmojë shokët e tyre.
Dy janë zgjedhjet e mundshme taktike: 3-5-2, me Moratën dhe Dybala-n në sulm, ose 3-4-2-1, ku do të ketë më shumë hapësirë për Chiesa-n në rol trekuartisti. Dy zgjedhje që duhen parë në ditët në vijim pasi Lazio, Roma, Inter, Milan dhe Napoli për momentin janë 5 pikë në klasifikim. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

