FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 futbollistë rrezikojnë sfidën e kthimit Juve-Inter në Kupën e Italisë

Sonte në mbrëmje do të luhet akti i parë gjysmëfinal mes Inter dhe Juventus. Kjo fazë e Kupës së Italisë, ndryshe nga të tjerat, do të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa do të merret parasysh rezultati i përgjithshëm i 180 minutave.

Numri i futbollistëve që rrezikojnë që të mos luajnë në sfidën e kthimit është i madh. Brozovic, Eriksen, Ranocchia, Sanchez, Skriniar dhe Vidal mund të humbasin sfidën e kthimit nëse ndëshkohen me karton të verdhë tek Ineri.

Në krahun tjetër te Juventus rrezikojnë Chiesa, Bentancur, Bernardeschi dhe Rabiot. Në këtë mënyrë janë plotë 10 futbollistë nga të dy skuadrat që mund të mos luajnë në Torino, në duelin e kthimit më 9 shkurt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?