10 futbollistët më besnikë aktualisht në futbollin evropian
Dje në mëngjes, Roma i befasoi të gjithë, me një mesazh të postuar në faqen zyrtare: Daniele De Rossi nuk do të zgjasë kontratën e tij me Romën dhe prandaj do t’i japë fund aventurës së tij me ekipin e kryqytetas. Në këtë mënyrë, ai do të mbyllë një aventurë që ka zgjatur 17 vjet, duke qenë një nga flamujt e verdhekuqve, i cili i ka qëndruar shumë gjatë me të njëjtën fanellë veshur.
Mesfushori është një nga më besnikët në Europë, teksa vendin e parë do ta mbajë një tjetër ikonë e një ekipi shumë më të vogël si Chievo, Sergio Pellisier. Por cilët janë lojtarët që kanë qenë në të njëjtin ekip për një kohë më të gjatë? Duke marrë në konsideratë edhe De Rossin dhe Pellisier që kanë edhe dy ndeshjet të fundit, renditja është si më poshtë:
- Sergio Pellissier – Chievo: 18 vjet, 10 muaj
- Daniele De Rossi – Roma: 16 vjet, 10 muaj
- Volkan Demirel – Fenerbahçe: 16 vjet, 9 muaj
- Igor Akinfeev: CSKA e Moskës: 16 vjet, 4 muaj
- Killian Overmeire – Lokeren: 15 vjet, 10 muaj
- Loïc Perrin – St.Etienne: 15 vjet, 10 muaj
- Leo Messi – Barcelona: 15 vjet, 4 muaj
- Sergio Alvarez – Celta Vigo: 14 vjet, 10 muaj
- Julian Speroni – Crystal Palace: 14 vjet, 10 muaj
- Mark Noble – West Ham: 14 vjet, 4 muaj
KOHA JONË SONDAZH

