FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 trajnerët më të mirë të shekullit të 21-të, mungojnë Zidane dhe Klopp

Federata ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen e 10 trajnerëve më të mirë të shekullit të 21-të, duke marrë për bazë periudhën nga viti 2000 deri aktualisht.

Në krye të listës së 10 më të mirëve qëndron tekniku portugez i Tottenham, Jose Mourinho, i cili është shpallur 4 herë trajneri i vitit dhe ka qenë për 16 vite të tjera në 10-shen e trajnerëve më të mirë të vitit.

Portugezi u pozicionua i pari me 226 pikë, i ndjekur nga trajneri i kombëtares gjermane Joakim Low, i cili ka fituar dy herë trofeun e trajnerit më të mirë të vitit dhe grumbulloi 213 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish trajneri historik i Manchester United, Sir Alex Ferguson dhe tekniku aktual i Manchester City-t, Pep Guardiola janë pozicionuar në vendin e tretë me nga 183 pikë secili, të ndjekur nga Arsene Wenger me 181 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Renditja kompletohet nga emra si Carlo Ancelotti, Vincente Del Bosque, Diego Simeone, Didier Deschamps dhe Marcelo Bielsa, ndërsa vlen të theksohet se nuk janë përfshirë në 10-shen më të mirë të shekullit të 21-të emrat e Jurgen Klopp dhe Zinedine Zidane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?