FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

100 sportistët më të paguar në botë

Revista “Forbes” ka renditur 100 sportistët më të paguar të 2018, të cilët kanë grumbulluar në total 3.8 miliardë dollarë.

Në vendin e parë është boksieri Floyd Maywether, që këtë vit arritit të shtonte në bankë 285 milionë dollarë. 275 milion dollarë për shkak të fitoreve dhe rrogës, ndërsa 10 milionët e tjerë si pasojë e sponsorizimeve. Amerikani këtë shumë monstruoze, 275 mln dollarë, e fitoi vetëm me ndeshjen e zhvilluar në gusht kundër Maywather. Ky është viti i katërt në 7 të tillë që 41-vjeçari shpallet si sportisti më i paguar në botë.

Vendi i dytë vjen nga fusha e futbollit dhe është Lionel Messi. “Ylli” argjentinas këtë vit ka fituar 111 mln dollarë, 84 falë pagës dhe bonuseve, ndërsa 27 të tjerë falë sponsorizimeve. Ndërkohë portugezi i Juventusit gjatë 2018 ka akumuluar 108 mln dollarë, 61 nga paga dhe bonuset, ndërsa 47 nga sponsorizimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi i parë jashtë podiumit i takon Conor Mcgregor me 99 mln dollarë, ndërsa Neymar renditet i pesti me 90 mln dollarë.  65 nga 100 sportistët më të paguar janë shtetas amerikanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?