17-vjeçari shqiptar, talent i Kingboxit me 11 fitore
17-vjeçari, Petrit Pëllumbi është një talent në ngjitje në sportin e Kingboxit në Greqi. Zhdërvjellëdia, shpejtësia, dhe goditjet e shpejta dhe të fuqishme të djaloshit 17-vjeçar shqiptar Pëllumbit, tani më njihet jo vetëm në Komotini ku ai zhvillon sportin e tij të preferuar kingboxin por në Greqi, Turqi dhe Bullgari, së fundmi në ndeshjen e radhës në Australi. Shqiptari 17-vjeçar, vetëm në një vit e gjysën ka zhvilluar plot 12 ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në Greqi dhe vende të tjera nga të cilat ka 11 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa tani pret ndeshjen dhe fitoren e ardhshme me kundershtarin e tij ne Australinë e largët.
KOHA JONË SONDAZH

