FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

180 Juventus të ndryshëm në 185 ndeshje, Allegri është një “artist” i transformimeve

Ekipi fitues ndryshon. Besimi i Allegrit konfirmohet edhe nga faktet, pasi trajneri i Juventusit ka vendosur shpesh dorën e tij në formacion, duke bërë shumë modifikime. Rezultati nuk ka ndryshuar, 5 kampionate të njëpasnjëshme, ndërkohë që 8 radhazi për klubin bardhezi (3 me Conten). Massimiliano Allegri ka drejtuar në 185 ndeshje bardhezinjtë, teksa në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Fiorentinës, siguroi matematikisht titullin kampion.

180 formacione në 185 ndeshje

Allegri ndryshon formacionin shpesh herë me dëshirën e tij, në 185 raste, është prezantuar me 180 formacione të ndryshme. Një zgjedhje si nga nevoja për të ruajtur forcat e skuadrës në tre kompeticion, por edhe nga kapaciteti i tij për të gjetur zgjidhje në situata të ndryshme. Aftësitë taktike, aftësia për të lexuar ndeshjet, ndonjëherë të ndikuar edhe nga dëmtimet, ose duke u bazuar te karakteristikat e kundërshtarit me të cilin përballesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë eksperimente deri në fund të sezonit

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksperimentet e trajnerit të bardhezinjve nuk kanë përfunduar këtu, pasi sezoni i rregullt do edhe 5 ndeshje për t’u mbyllur në Seria A. Ashtu siç edhe strategu livornez tha pas festës së titullit, në sfidat e fundit parashikohet që të ketë edhe më shumë eksperimente. Nga perspektiva e së ardhmes, parashikohet që të thellohen statistikat e veçanta të Allegrit, që shfaqet si një “kameleon” me lëvizjet e tij ndaj rivalëve. Formacionet e tij janë të ndryshme, por objektivi mbetet i njëjtë: Të fitojë në çdo ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?