2 ndeshje në 5 ditë, Inzaghi projekton rotacion në formacion
Të shtunën në orën 18:00 do të luhet derbi i parë i Madoninës për këtë sezon, ndërsa të mërkurën e 20 shtatorit në orën 21:00 në San Sebastian, Inter debuton në fazën e grupeve të Champions League kundër Real Sociedad.
Dy takime shumë të rëndësishme në harkun kohor të pesë ditëve, i cili do të ketë jo pak rëndësi për sezonin. Simone Inzaghi deri më tani ka luajtur gjithmonë të njëjtin formacion që në fillim, duke i dhënë më pak hapësirë pankinës së gjatë gjatë ndeshjeve.
Tani, me dy ndeshjet kundër Milanit dhe Real Sociedadit kaq afër njëra-tjetrës, trajneri zikaltër mund t’i drejtohet rotacionit, duke përfituar nga një merkato që i ka lejuar të ketë dublues për çdo rol.
Kundër Milanit, Inzaghi duhet të konfirmojë të njëjtën 11-she startuese për të katërtën herë radhazi, me De Vrij në qendër të mbrojtjes, pavarësisht rikuperimit të Acerbit, i detyruar të humbasë tri ndeshjet e para të kampionatit për shkak të një problemi muskulor.
Mkhitaryan në mesfushë ende preferohet ndaj Frattesit dhe në sulm një Marcus Thuram që do mbështesë Lautaro Martinez dhe me Arnautovic që do të jetë gati nga stoli. Në këto dy ndeshje pritet të ketë dhe minuta për Asllanin.
KOHA JONË SONDAZH

