2019-ta një vit rekord për Ronaldon, ja të ardhurat e frikshme të portugezit

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë. Pavarësisht moshës, mbush 34 vjeç më 5 shkurt, gjatë vitit të ardhshëm pritet t’i shtojë të ardhurat e tij, që vijnë kryesisht nga paga dhe kontratat nga reklamat.

Parashikohet që CR7 të kalojë shifrën e 110 milionë eurove brenda 2019-ës. Më poshtë janë listuar shifrat e Ronaldos, nga ndjekësit në rrjetet sociale te të ardhurat nga paga dhe reklamat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  • 149 milionë ndjekës në Instagram.
  • 53 milionë fansa në Facebook.
  • 7 milionë ndjekës në Twitter.
  • 110 milionë euro parashikohet të arkëtojë në total Ronaldo gjatë vitit 2019.
  • 78 milionë euro ishin të ardhurat në total të CR7 gjatë vitit 2018 (sipas Forbes).
  • 53,53 milionë euro në sezon është paga bruto e portugezit.
  • 25 milionë janë të ardhurat nga kontratat reklamuese dhe sponsorët.
  • 25 milionë në vit është vlera e kontratës vjetore me Nike.
  • 6 CR7 ka 6 kontrata publicitare aktive.
  • Renditet i 3-ti në listën e sportistëve më të të paguar gjatë vitit 2018 (Forbes).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?