FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

221 fitore me City-in, Guardiola: Krenar për këtë rekord!

Me suksesin 1-1 ndaj Chelesa-t, Pep Guardiola regjistroi fitoren e tij të 221-të me “qytetarët”, që prej vitit 2016 kur u ul në pankinë dhe ka parakaluar Les McDoëall, i cili numëronte 220 fitore, të cilat i kishte arritur në harkun kohor të 13 sezoneve.

“Jam shumë krenar për këtë rekord. Së bashku po kalojmë një kohë të mrekullueshme. Ne mund të humbim ndeshje, mund të humbim edhe finale, por luajmë çdo sfidë me një kurajë të jashtëzakonshme. Ne provojmë të bëjmë lojën tonë sa herë që zbresim në fushë dhe kjo më bën krenar”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

Tekniku spanjoll mori drejtimin e Manchester City-t në verën e 2016-ës dhe në 5 sezone të plota ka arritur të fitojë 10 trofe, ndërsa në 303 ndeshje në total, numëron 221 fitore, 37 barazime dhe 45 humbje, me 738 gola të shënuar dhe 246 të pësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?