25 dhjetor 1937, kur portieri braktiset në fushë për shkak të mjegullës

Londër, 25 Dhjetor 1937. Sipas traditës, në të gjithë Anglinë, zbritet rregullisht në fushë, pasi për futbollistët festat nuk ekzistojnë. Ai vit nuk do të mbahet mend për gola të mrekullueshëm, apo rezultate elektrizuese, por për atë shtëllungë gjigante mjegulle, që në një moment përpiu dhe pushtoi të gjithë Anglinë, duke shtyrë ose ndërprerë më shuëm se gjysmën e ndeshjeve të planifikuara në kalendar.

Për futbollistët ishte e vështirë të shikonin edhe shokët e ekipit që kishin më pranë, duke e bërë tërësisht mision të pamundur zhvillimin e një ndeshje normale futbolli. Ishte pikërisht kjo atmosfera që përjetuan atë ditë futbollistët dhe tifozët e Chelseas dhe Charlton, që atë pasdite në “Stamford Bridge” ishin të gatshëm të sfidoheshin në betejë.

Ndeshja nisi rregullisht dhe që të dyja skuadrat arrijnë të shënojnë në fraksionin e parë të lojës. Por, në pushim të ndeshjes, mjegulla u ul, pushtoi tërësisht terrenin e lojës dhe tribunat, duke e bërë gati të pamundur vijimin e përpjekjeve. Futbollistët u kthyen në fushë dyshues, por gjithsesi vendosën të provojnë vijimin e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 10 minutash nga fillimi i pjesës së dytë, arbitri vërshëllen fundin e takimit duke ndërprerë ndeshjen dhe shoqëruar futbollistët drejt dhomave të zhveshjes. Fitoi mjegulla. Kështu, futbollistët, sa të keqardhur, po aq edhe të pafuqishëm futen në dhomat e tyre të zhveshjes. Të gjithë përveç njërit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sam Bartram, portieri i Addicks, nuk merr vesh asgjë nga sa kishte ndodhur. Mjegulla është shumë e ngjeshur dhe e dendur në portën që ai mbronte, dhe ai më larg se gjithë të tjerët në aksionet e lojës, nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të presë për të parë çfarëdo lloj shenje për të planifikuar ndërhyrjen me qëllim shpëtimin e portës. Pas gati 30 minuta nga vërshëllima e fundit e arbitrit, portieri i Charlton evidenton një hije jo qartësisht të identifikueshme. Për një moment u druajt dhe u përgatit për të ndjekur aksionin, më pas kuptoi se ishte një polic.

Çfarë dreqin e shtyu atë polic të merrte pjesë në atë aventurë dhe të futej në fushën e lojës? Të paktën kjo ishte pikëpyetja në mendjen e portierit. “Hej ti atje, çfarë dreqin bën akoma aty? Ndeshja është ndërprerë më shumë se 20 minuta më parë dhe fusha është plotësisht e boshatisur!”, ishin fjalët e policit në adresë të portierit.

Sam nuk humb më asnjë sekondë tjetër. Vrapon në drejtim të dhomave të zhveshjes dhe i bashkohet shokëve, të cilët jo vetëm që janë larë dhe veshur, por e mirëpresin atë mes duartrokitjeve ironike dhe një morie të qeshurash. Vetë Bartram, disa vite më vonë, në autobiografinë e tij ka konfirmuar këtë ngjarje.

“Në ato kohë ishim në krye të klasifikimit dhe mendoja se po dominonim Chelsean. Isha i bindur se djemtë po u jepnin një mësim të mirë kundërshtarëve, sepse për një kohë pak a shumë të gjatë nuk i pashë që të zbrisnin në gjysmëfushën tonë. Natyrisht askush nuk kishte shënuar, sepse do ta kisha identifikuar ndonjë hije në gjysmëfushë. Pak më vonë, ardhja e policit më qartësoi idetë”, tregon Bartram.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?