25 “ushtarët” e Panuccit kundër Turqisë, risitë dhe mungesat e listës kuqezi

Më 13 nëntor, ekipi kuqezi do të luajë në Antalia ndeshjen miqësore me Turqinë. Për këtë, tranjeri i ekipit shqiptar, Christian Panucci në një konferencë për shtyp, shpalli listën e lojtarëve. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë, ku bien në sy lojtarët e rinj si Astrit Ajdareviç, që luan me AEK dhe Ylber Ramadani që luan me skuadrën e Veljes në Danimarkë. Ndërkaq, në listën e trajnerit Panucci, nga kampionati shqiptar, përveç portierit Alban Hoxha është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj. Skuadra përfaqësuese e futbollit do të grumbullohet ditën e hënë pasdite në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatisë atje edhe ndeshjen miqësore me Turqinë.

Debutimet

Astrit Ajdareviç është emri i ri që i bashkohet skuadrës kuqezi për miqësoren e 13 nëntorit kundër Turqisë në Antalia. Futbollisti 27-vjeçar, i lindur në Prishtinë, por i rritur dhe formuar në Suedi ka pranuar ftesën dhe është vënë në dispozicion të skuadrës duke filluar nga miqësorja e radhës. Ajdareviç që në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe Liverpool, Leicester, Standard Liege dhe së fundmi pjesë e AEK të Athinës është një mesfushor fantazist, që pritet të rrisë edhe më shumë kualitetin e lojës së skuadrës kuqezi. Në listë risi është edhe rikthimi i Sabien Lilajt, futbollistit të Skënderbeut, që ka shkëlqyer me lojën e tij, jo vetëm në kampionat por edhe në Europa League. Së bashku me portierin Hoxha janë të vetmit futbollstë nga kampionati vendas. Me skuadrën është bashkuar edhe Abrashi që vjen pas një periudhe dëmtimi, si edhe Aliji, i vetmi futbollist pa skuadër. Panucci i ka bërë vend në skuadër edhe Ylber Ramadanit, futbollisti që aktivizohet në Danimarkë, i cili filimisht do të luajë me ekipit U-21 në datën 11 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesat

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista Panuuci kundër Turqisë, përveç prurjeve ka edhe me mungesat. Në sy bien mungesat e 5 futbollistëve titullarë. Këtë herë Memolla, Kaçe, Kukeli, Cikalleshi dhe Balaj nuk janë grumbulluar nga trajneri italian. Në faqen zyrtare të klubit të Partizanit është bërë i ditur njoftimi, që portieri Alban Hoxha është grumbulluar me ekipin e Kombëtares për miqësoren e radhës që Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë në Antalia në datën 13 nëntor. Në njoftimin e publikuar thuhet se, “gardiani” do t’i bashkohet kuqezinjve në datën 6 nëntor, datë në të cilën do të zhvillohet grumbullimi i Kombëtares. Kjo tregon se, Panucci ka më shumë besim tek lojtarët që luajnë jashtë, duke grumbulluar vetëm Hoxhën e Partizanit dhe Lilajn e Skënderbeut nga Superliga.

25 lojtarët

Etrit Berisha
Thomas Stakosha
Alban Hoxha
Elseid Hysaj
Arlind Ajeti
Mërgim Mavraj
Berat Gjimshiti
Frederic Veseli
Ermir Lenjani
Ivan Balliu
Naser Aliji
Migjen Basha
Andi Lila
Ledian Memushaj
Amir Abrashi
Sabien Lilaj
Astrit Ajdareviç
Odise Roshi
Ylber Ramadani
Taulant Xhaka
Eros Grezda
Valon Ahmedi
Azdren Llullaku
Armando Sadiku
Liridon Latifi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?