3 arsye se përse Italia do ta fitojë finalen e “Euro 2020”
Të pamposhtur në 33 ndeshje. Do të jenë për herë të katërt në finalen e një Evropiani. Një përzierje e bukur mes të rinjve dhe përvojës, që e bëjnë Italinë favorite për të triumfuar në “Euro 2020”. Roberto Mancini ka arritur që të një ndërtojë një “makineri” që funksionon në perfeksion. Asnjë skuadër nuk ka mundur që t’i mposhtë deri më tani në Evropian, por cilat janë tre arsyet se përse ata janë favoritë.
1) Fryma e ekipit – Franca ka Kylian Mbappe, Portugalia Cristiano Ronaldon, Belgjika Lukakun, por Italia krenohet me faktin se ka ekipin. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Bonucci: “Ne nuk kemi yje si Ronaldo apo Lukaku. Ylli jonë është grupi”. Italia ka krijuar një ekip ku të gjithë ndihen të kënaqur dhe të rëndësishëm për të ndihmuar shokët.
2) Mbrojtje e fortë – Një mbrojtje e fortë është gjithmonë një bonus i shtuar për secilën skuadër që ka potencial në mesfushë dhe në sulm. Të udhëhequr nga dyshja me përvojë Bonucci dhe Chiellini, Italia ka qenë gjithmonë e fortë në prapavijë. Për ta kompletuar, ata kanë një portier të klasit botëror si Gianluigi Donnarumma. Ai është vetëm 22 vjeç, por pjekuria që zotëron e bën një nga pjesët integral të planit të Mancinit.
3) Magjia e Mancinit – Kur Roberto Mancini u emërua trajner i Italisë në vitin 2018, “axurrët” nuk kishin mundur të kualifikoheshin në Kupën e Botës pas 60 vitesh. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se donte ta çonte Italinë në majën e Botës. Ai u ka dhënë mundësinë të gjithë futbollistëve të talentuar që të bëjnë debutimin e tyre. Skuadra tashmë ka gjetur ekuilibrat e duhu dhe kanë mundësinë për të rigjetur krenarinë e humbur dhe për të qenë mbretërit e Europës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

