3 gola për 10 minuta, Atletico Madrid shkatërron Valladolid (VIDEO)

Atletico Madrid është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga. Skuadra e Simeones mori një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Real Valladolid.

Los Colchoneros e zgjidhën ndeshjen në harkun e 10 minutave sfidën e sotme me tri gola të shënuar nga minuta e 18-të deri në të 28-tën.

Alvaro Morata zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që më pas do të ishin Griezmann dhe Mario Hermoso që do thellonin shifrat duke i dhënë qetësinë e nevojshme për pjesën e mbetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Atletico Madrid për momentin ngjitet në vendin e katërt, me 31 pikë, duke qenë në objektivin për të zënë një vend në zonën Champions. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?