FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 ndeshje për 10 ditë, tur force për skuadrat e Kategorisë Superiore

Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e tre raundeve të ardhshme të kampionatit, javës së 20-të, 21-të dhe 22-të të cilat do të luhen nga 20 data shkurt deri në 3 mars pra në harkun e 10 ditëve.

Këto tre raunde do jenë vendimtare sidomos për dy skuadra Teutën dhe Kukësin që do të kenë nga tre sfida të vështira dhe shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit përballë rivalëve direkt në garën për titull dhe Kupat e Europës.

Java e 20-të e cila ishte në program për t’u luajtur këtë mesjavë, por që u shty për shkak të motit të ftohtë që ka pushtuar të gjithë vendin dhe ka rënduar së tepërmi terrenet sportive, do të luhet këtë fundjavë në 2 ditë. Gjithçka do të nisë të shtunën me 3 takime ku spikat padiskutim përballje e Selman Stërmasit mes Tiranës dhe Teutës që do të luhet në orën 13:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Super sfida tjetër e kësaj jave ajo mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet të dielën e 21 shkurtit në orën 16:00 në Elbasan Arena. Java e 20-të do t’i lërë vendin raundit të 21-të që do të nisë të premten e 26 shkurtit me takim më interesant të këtij raundi përballjen e Niko Dovanës mes Teutës dhe Kukësit që do të luhet në orën 16:00, për të vazhduar e gjitha të shtunën me 4 ndeshjet e tjera, 3 prej tyre do të luhen në orën 13:00 dhe supersfida Partizani-Laçi në orën 16:00 në Elbasan Arena, një tjetër takim vendimtar ky për skuadrën e Ilir Dajës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raundi i 22-të do të luhet i gjithi të mërkurën e 3 marsit në dy fasha oraresh 13:00 dhe 16:00. Dy sfidat më të rëndësishme të kësaj jave Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi do të luhen me drita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?