3 raste pozitive me Covid te Tirana, infektohet trajneri Shehi dhe Torassa
Ndërlikohet situata te Tirana në prag të sfidës ndaj Teutës. Trajneri Orges Shehi, përgatitësi i portierëve Alfred Osmani dhe Agustin Torassa kanë shfaqur simptomat e Covid 19 dhe janë aktualisht të izoluar, si masë paraprake, edhe pse klubi tenton ta fshehë, duke deklaruar përmes zëdhënëses se bëhet fjalë për dyshime për dy anëtarët e stafit teknik dhe vetëm një dëmtim për argjentinasin.
Tekniku ka ndjerë shqetësime menjëherë pas ndeshjes kur janë shfaqur simptomat e para. Temperaturë, dhimbje fyti e dhimbje muskujsh për Shehin që është vetë-izoluar në pritje të rezultatit të tamponit, për të mos rrezikuar grupin skuadër. Para tij, po në izolim, ka shfaqur simptoma edhe trajneri i portierëve Osmani.
Si masë paraprake, është duke kryer karantinën edhe Agustin Torassa, që ka patur disa simptoma të lehta e është në pritje të rezultatit të tamponit. Gjithsesi, edhe nëse argjentinasi rezulton negativ, nuk do të jetë në dispozicion të Tiranës për ndeshjen kundër Teutës, për shkak të dëmtimit të pësuar në gju në ndeshjen e fundit në kampionat. Për fat në pjesën tjetër të bardhebluve nuk ka asnjë problem, gjë që do të ishte me pasoja të rënda, përpara një ndeshje delikate si ajo kundër Teutës.
KOHA JONË SONDAZH

