3 trajnerë brenda një sezoni, ja cili ka statistikat më të mira
Real Madrid ndryshe nga sezonet e kaluar ka pasur në krye të skuadrës 3 trajnerë të ndryshëm. Mediat spanjolle kanë analizuar rezultatet e tyre duke dalë në përfundimin e Santiago Solari ishte më i miri prej tyre.
12 fitoret e tij, katër humbjet dhe një barazim i kanë dhënë një përqindje mbresëlënëse 72.54% të pikëve gjatë periudhës kur ishte në stolin e Real. Eliminimi i turpshëm ndaj Ajax nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit dhe tifozët e klubit, duke e shkarkuar.
Vendin e tij e zuri Zidane, i cili ka grumbulluar 17 nga 33 pikët e mundshme, pra 51.51%. Më keq se ta, ka qenë Julen Lopetegui, i cili gjatë ndeshjeve të para të sezonit arriti vetëm 14 pikë në 10 ndeshje, duke marrë 46.66% të pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

