30 ditë burg për gjyqtarin serb që dha penalltinë më absurde në histori
Drejtësia në Serbi ka vendosur 30 ditë burg për gjyqtarin Srdjan Obradoviç, i cili u arrestua për shkak se në ndeshjen Spartak-Radnicki, dha disa vendime të dukshme në favor të vendasve, duke akorduar edhe një 11-metërsh qesharak.
Spartak fitoi 2-0 duke e mbyllur kampionatin në vendin e tretë të klasifikimit, +3 pikë nga rivalët e Radnicki. Sipas akuzës gjyqtari ka favorizuar dukshëm skuadrën vendase të Spartak duke dhënë dy 11-metërsha, njëri prej të cilëve krejtësisht absurd, duke e drejtuar të gjithë takimin në mënyrë të dyshimtë dhe në favor të vendasve.
Obradoviç sipas mediave serbe do të qëndrojë në burg për të parandaluar rrezikun e fshehjes së provave dhe dëshmitarëve. Vetë arbitri duke folur në gjyq, ka mohuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
KOHA JONË SONDAZH

