30 kandidatët për Topin e Artë 2018 (Emrat e plotë)

Revista e famshme franceze, “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët, që do të jenë kandidatët për të fituar Topin e Artë 2018, çmimin më prestigjoz individual.

Prej 10 edicionesh, ky trofe prestigjoz është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 Topa të Artë secili, ndërsa këtë vit janë rritur pritshmëritë që hegjemonia e tyre të prishet. Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet Lojtari më i mirë i Vitit, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa këtë herë është gjithashtu në listën e të nominuarve për të fituar edhe Topin e Artë.

Përveç Modriç, kandidatë potencialë që mund të thyejnë hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, janë edhe francezët Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi dhe për më tepër, kanë një rol të rëndësishëm në skuadrat respektive. Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo gazetar bën renditjen e 5 të preferuarve të tij, ku të parit i jep 6 pikë dhe të tjerëve, nga i dyti, te i pesti, u jep përkatësisht 4, 3, 2, dhe 1 pikë, ndërsa futbollisti që do të grumbullojë më shumë pikë, do të marrë edhe Topin e Artë, në një ceremoni spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 3 Dhjetorit në kryeqytetin francez, Paris.

Swiss Digital Mobile Reklama

ista e plotë me 30 emrat e lojtarëve.

1.GARETH BALE (Real Madrid)
2.SERGIO AGUERO (Manchester City)
3.ALISSON BECKER (Liverpool)
4.KARIM BENZEMA (Real Madrid)
5.EDINSON CAVANI (Paris Saint-Germain)
6.THIBAUT COURTOIS (Real Madrid)
7.CRISTIANO RONALDO (Juventus)
8.KEVIN DE BRUYNE (Manchester City)
9.ROBERTO FIRMINO (Liverpool)
10.DIEGO GODIN (Atletico Madrid)
11.ANTOINE GRIEZMANN (Atletico Madrid)
12.EDEN HAZARD (Chelsea)
13.ISCO (Real Madrid)
14.HARRY KANE (Tottenham Hotspur)
15.N’GOLO KANTE (Chelsea)
16.HUGO LLORIS (Tottenham)
17.MARIO MANDZUKIC (Juventus)
18.SADIO MANE (Liverpool)
19.MARCELO (Real Madrid)
20.KYLIAN MBAPPE (PSG)
21.LIONEL MESSI (Barcelona)
22.LUKA MODRIC (Real Madrid)
23.NEYMAR (Paris Saint-German)
24.JAN OBLAK (Atletico Madrid)
25.PAUL POGBA (Manchester United)
26.IVAN RAKITIC (Barcelona)
27.SERGIO RAMOS (Real Madrid)
28.RAPHAEL VARANE (Real Madrid)
29.LUIS SUAREZ (Barcelona)
30.MOHAMED SALAH (Liverpool)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?